Flash News

E-TJERA

"Homeland Justice" godet edhe Gjykatën e Lartë: Ne kemi dokumentet e krimeve tuaja

"Homeland Justice" godet edhe Gjykatën e Lartë: Ne kemi

Një sulm kibernetik dyshohet se ka prekur sistemet e Gjykatës së Lartë. 

Grupi Homeland Justice ka marrë përgjegjësinë për ndërhyrjen dhe, në një mesazh të publikuar online, pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe ka siguruar të dhëna dhe dokumente që lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve.

“Ky është një mesazh nga ‘Homeland Justice’ për Qendrën e Padrejtësisë në Shqipëri. Faqja gjyqësore.gov.al është nën kontrollin tonë. Ne kemi dokumentet e krimeve tuaja. A u krijua Gjyqësori për të mbrojtur të drejtat e të shtypurve dhe të shtypurve apo për të mbështetur terroristët e huaj? Njerëzit po pyesin veten pse, pavarësisht historisë së turpshme të terroristëve Muxhahedinë dhe vrasjes së mijëra njerëzve të pafajshëm, Gjyqësori bashkëpunoi me ta në vend që t’i nxirrte në gjyq? Pse Gjyqësori u dha atyre dokumente identiteti të falsifikuara? Pse dha leje për të ndërtuar Kampin Ashraf 3 me paratë e taksapaguesve shqiptarë?”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në Telegram.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet mbi cenimin e sigurisë dhe marrjen e dokumenteve nga hakerat.

Të fundit