Flash News

E-TJERA

Hoqi pamjet e kamerave të sigurisë pasi humbi jetën punonjësi, arrestohet pronari i një subjekti në Kurbin

Hoqi pamjet e kamerave të sigurisë pasi humbi jetën

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, një nga pronarët e subjektit ku mbrëmjen e së shtunës ndodhi një tragjedi, ku humbi jetën një 61-vjeçar. Viktima ra nga një lartësi teksa punonte, si pasojë e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë.

Sipas autoriteteve, i arrestuari me inicialet K. Ll. dyshohet se ka hequr pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim pengimin e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Pajisja DVR është gjetur dhe sekuestruar nga policia si provë materiale.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, bashkëpronarë të firmës, dhe drejtuesin teknik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.

Të fundit