Flash News

E-TJERA

Hoxha: Ahmetaj, aksioner në një firmë ndërtimi, kanë blerë pallate Mërtiri dhe Zoto

Hoxha: Ahmetaj, aksioner në një firmë ndërtimi, kanë

Gazetari Artan Hoxha foli për kërkesën e SPAK në Kuvend për t’i hequr mandatin e deputetit Arben Ahmetaj dhe për ta arrestuar në lidhje me hetimet për inceneratorët.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari thotë se bëhet fjalë për 6 episode për të cilat SPAK e akuzon Ahmetajn, nga të cilat 4 kanë të bëjnë me blerje apartamentesh.

Sipas Hoxhës, Ahmetaj është aksioner në një kompani që ka ndërtuar pallate ku kanë blerë apartamente Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Në 6 episode në 4 episode janë kryesisht me blerje apartamentesh që janë në zonën e Selitës. Sipas organit të akuzës, dyshohet se Ahmetaj është aksioner në një kompani në një firmë ndërtimi dhe një pjesëtar i afërt i tij. Duke qenë aksioner ajo kompania ka ndërtuar pallate. Te ky pallat kanë ardhur dhe kanë blerë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

SPAK-u dyshon që i gjithë ky mekanizëm është përdorur që të shkojnë 490 mijë Euro në adresë të ish-zv/Kryeministrit duke përdorur këtë mekanizëm.

Tek kjo kompania është aksioner dhe një ish-deputet i PS. Janë blerë apartamente në një kompani ku rezulton që Ahmetaj është aksioner dhe paratë kanë shkuar në këtë formë. Ato para pasi janë derdhur për llogari të kompanisë kanë shkuar për llogari të aksionerit”, u shpreh Artan Hoxha.

 

 

Të fundit