Flash News

E-TJERA

Hoxha: Arben Ahmetaj ka kërkuar azil politik nē Britani

Hoxha: Arben Ahmetaj ka kërkuar azil politik nē Britani

 

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth largimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga vendi, pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Hoxha tha se në telefonatën e fundit ka dëgjuar në sfond vajzën e Ahmetajt, pra, një ambient familjar.

Hoxha hodhi idenë se Ahmetaj ka kërkuar azil politik në Britani, teksa tha se dilema se ku ndodhet ish-zv.kryeministri po largon vëmendjen nga inceneratorët.

"Ai ka bërë rrugën që bën gjithmonë. Nga Greqia ka shkuar në Angli, në Londër. Nuk duhet të dilte derisa të paraqitej në Këshillin e Mandateve, sepse Arben Ahmetaj është qytetar i lirë nuk ka masë sigurie në ngarkim të tij. Ai është qytetar i lirë, nuk ka patur pengesë. Ai ka ikur dhe ka ardhur gjatë kësaj kohe.

Në telefonatën e fundit, dëgjoja zhurmë, vajzën në sfond, dukej në ambient familjar. Pse ka vendosur të ikë? Ai ka kaluar rreth orës 13:00 traun e doganës. Në fund të asaj dite i është çuar kërkesa Kuvendit. Nga ai moment, Ahmetaj ishte njeri i lirë, rastësisht u fotografua. Asnjëherë nuk kemi marrë vesh kërkesat për azil politik nga vendet pritëse, nuk e bëjnë me dije vendet.

Nga ai vend dhe deri momentin që flasim, Ahmetaj ka shkuar nga Tirana në Greqi dhe më pas ka ikur në Londër. Gjithë narrative, se ku është Ahmetaj na sposton nga thelbi i historisë, që është korrupsioni i inceneratorëve. Zoti Ahmetaj po të ishte këtu, nuk do të kishte mundësi të kishte përballje reale me drejtësinë, duke qenë jashtë mund ta bëjë. Po të jesh i ndaluar nuk ke shans, po të futën brenda nuk flet", deklaroi Hoxha. 

Të fundit