Flash News

E-TJERA

Hoxha: DEA ka identifikuar rrjetet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me pushtetin

Hoxha: DEA ka identifikuar rrjetet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me

Sanksionet e Departamentit Amerikan të Thesarit ndaj anëtarëve të familjes Hysa, për pastrim parash në favor të kartelit famëkeq meksikan Sinaloa, kanë nxjerrë në pah, sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha, lidhje të drejtpërdrejta dhe thellësisht shqetësuese që shkojnë deri në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Hoxha deklaroi se autoritetet amerikane të antidrogës kanë tashmë të identifikuara rrjetet kriminale shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, si edhe lidhjet e tyre me pushtetin në Shqipëri.

Sipas Hoxhës, organizatat kriminale shqiptare janë të strukturuara prej vitesh si një “korporatë globale”, e shtrirë nga vendet prodhuese të kokainës në Amerikën Latine deri në tregjet e Europës, Amerikës së Veriut, Azisë dhe Australisë.

"E ka tashmë të identifikuar, e ka të qartë mënyrën se si funksionojnë organizatat kriminale shqiptare. Sidomos për trafikun e kokainës, i cili është një shqetësim tashmë ndërkombëtar. Dhe për më tepër, organizatat e kriminale shqiptare janë të vendosura prej më shumë se një dekade e gjysmë në Amerikën Latine, pra në vendin e origjinës, në vende prodhuese si Kolumbia, Peruja e Bolivia, dhe po ashtu në vendet tranzit siç janë Brazili, Ekuadori dhe Meksika, për të kryer trafik të kokainës në disa kontinente. Duke, duke filluar nga Amerika e Veriut, pastaj tregun tjetër që është tregu më i pasur, është tregu europian, dhe po ashtu në drejtim të kontinentit aziatik dhe të kontinentit australian.

Pra tashmë ne kemi pothuajse një korporatë të tërë kriminale e cila është e shtrirë në gjithë botën dhe origjina e saj, qendra e saj, aty ku ajo krijon si të them, dhe rekruton anëtarët e saj, është pikërisht Republika e Shqipërisë. Dhe tashmë, Departamenti amerikan i antidrogës ka të identifikuar cilat nga këto organizata kriminale qëndrojnë stoikisht në Shqipëri për të përballuar trafikun ndërkombëtar, për të përballuar goditjet që ato mund të marrin në kontinente të tjera, dhe po ashtu ka identifikuar lidhjet e tyre me pushtetin në Shqipëri, të cilat bëjnë që këto organizata të jenë të paprekshme deri tani në territorin e Republikës së Shqipërisë", deklaroi Hoxha.

Të fundit