Flash News

E-TJERA

Hoxha: Dy deputetë u denoncuan nga gratë për dhunë, thanë pa pikë turpi “jemi deputetë”

Hoxha: Dy deputetë u denoncuan nga gratë për dhunë,

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar rastin e dy deputetëve shqiptarë, pa përmendur emra, të cilët ishin denoncuar për dhunë në familje nga gratë e tyre.

E ftuar në “Zona Zero”, Hoxha tha se rastet ia kishte rrëfyer gjyqtari Adriatik Boxhi që merret me urdhrat e mbrojtjes. Duke cituar gjyqtarin, Hoxha tha se deputetët kur kishin shkuar në sallën e gjyqit, kishin thënë se ishin “deputetë”.

Kjo sipas Hoxhës, u përdor nga ta për të treguar se ata ishin me pozitë si një mundësi për të fituar imunitet.

Hoxha: Gjyqtari Adriatik Boxhi që merret me urdhrat e mbrojtjes më tregoi në Podcast në Top Albania se “më kanë ardhur dy deputetë”. “Më ka ardhur në sallën e gjykatës gruaja që kishte denoncuar dhunuesin dhe ai erdhi pa pikën e turpit erdhi më tha unë jam deputet i parlamentit.

Ai po përpiqej të përdorte si pasaportë këtë pozitën e tij, pra unë jam dikushi. Gjyqtari deklaroi dhe vazhdoi më tej arsyetimin “çfarëdo që të jesh këtu nuk ke imunitet, ke kryer dhunë në familje”. Historiku ishte ky, deputetët nuk ishin larguar nga shtëpia, më pas u interesova për kë bëhej fjalë. Të dyja bashkëshortet më pas ishin tërhequr nga kërkesa për urdhër-mbrojtje dhe kërkesa ishte pushuar. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe. Ajo që vërej unë në pjesën më të madhe në gjykatat civile, në 80% të rasteve gratë për shkak të presionit ekonomik, pastaj të presionit të opinionit familjar etj, ato tërhiqen.

Të fundit