Flash News

E-TJERA

Hoxha: Dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit

Hoxha: Dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit

Gazetari Artan Hoxha foli lidhur për ngarkesat me lëndë narkotike që janë kapur shpesh në portin e Durrësit.

I ftuar në Abc News, Hoxha tha se dy grupe kriminale kanë akses në port dhe se vetë punonjësit janë të lidhur me bandat kriminale. Gazetari shtoi se skaneri në port mund të kapë çdo ngarkesë që vjen, por trafikantët  bëjnë në një tjetër paketim duke e futur brenda ngarkesës së sheqerit për mos t’u dalluar.

“Tani e mira do ishte që policia të ketë durimin dhe aftësinë që të zbulojë gjithë rrjetin e trafikut. Por duhet të jemi me këmbë në tokë, i dimë aftësitë tona dhe ato të grupeve kriminale. Problemi që kemi ne, ngarkesë që është kapur pardje në fakt është e një kompanie nga Kosova. Është kompani me volum të madh tregtar dhe ngarkesa më e madhe e kapur në Kosovë në Lipjan, ishte 400 kg në mishin e pulave. Sigurisht që në portin e Durrësit janë shtuar masat, skaneri mundohet të kapë çdo ngarkesë trafikantët mundohen të përmirësojnë rrugët. Madje ngarkesa vjen me pulpën e frutave ekzotike. Kam dëgjuar edhe për sheqerin, nga disa porte të Amerikës Latine, Brazili, Kolumbia, Kuba. Trafikantët nuk bëjnë paketimin normal, por e lënë jo të ngurtë, pluhur dhe e fusin brenda përmbajtjes së sheqerit. Skaneri e ka të vështirë të dallojë mes sheqerit. Nuk e lënë si pako, e fusin brenda ngarkesës me sheqer. Më duket e vështirë të kapet një organizatë madhe mos të ketë shqiptarë brenda. Dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit. Punonjësit në port kanë lidhje me bandat kriminale”, tha Hoxha.

Të fundit