Flash News

E-TJERA

Hoxha: Emri i Veliajt del në hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Hoxha: Emri i Veliajt del në hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Gazetari Artan Hoxha, teksa foli për hetimet ndaj Arben Ahmetajt, tha se në to përmendet edhe Arben Ahmetaj.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN, Hoxha tha se emiri i Veliajt del në çështjen e Ahmetajt, e cila është nën hetim e sipër. Hoxha theksoi se edhe Veliaj nuk del më shpesh në media, madje edhe lajmi për inceneratorët është zhdukur.

"Te hetimi për Arben Ahmetajn është përmendur edhe emri i Veliajt. Te hetimet e tjera, nuk del deri tani. Ai prokurori që ka hetuar çështjen, është prokurori që ka zëvendësuar Dumanin në Tropojë. Janë prokurorë që e njohin njëri tjetrin. Zoti Prençi, është akoma nën hetim e sipër çështje.

Opinioni publik, për shkak të rëndësisë së çështjes dhe fakti që inceneratori i Tiraëns ka vlerë të madhe monetare, por edhe për fondet e harxhuara, mbi 70 milionë euro, qytetarët janë shumë të interesuar në këtë histori.

Edhe Kryetari i Bashkisë nuk është më aq aktiv sa më parë. Gjëja që ka ndodhur kohët e fundit, është zhdukur fare lajmi nga mediat për inceneratorët e Tiranës. Duan që zjarri edhe po nuk u fik, ta mbulojë hiri.

Ajo si çështje është nën hetim, por nuk kemi aq kohë sa të presim, kërkojmë veprime të shpejta. Duke parë Fierin dhe Elbasanin, që nuk u shkua te kryetarët e bashkive, jam skeptik për Tiranën, duhet shtyrje, fuqi madhore, që ta çonte deri aty. SPAK është makineri në rrugë e sipër", tha Hoxha.

Të fundit