Flash News

E-TJERA

Hoxha: Martinaj sabotoi një takim elektoral të Ramës, mesazhi që i dha kryeministri

Hoxha: Martinaj sabotoi një takim elektoral të Ramës, mesazhi

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth dosjes për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Hoxha tha për Abc News se Martinaj, për të cilin kryeministri Edi Rama bën thirrje t’i zgjidhet çështja e zhdukjes, ka sabotuar një takim elektoral të Ramës më Lezhë.

Hoxha thotë se Rama e ka komentuar këtë incident duke i drejtuar edhe një mesazh Martinajt.

“Një takim elektoral i kryeministrit në qarkun e Lezhës është sabotuar nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e këtij të fundit. Kur u kthye, Rama foli për këtë incident duke theksuar se në ato makina që u kishin prishur takimin elektoral ishte drejtori i lojërave të fatit. Madje Rama shtoi: Ne dimë edhe targat, me të cilat lëvizni. Këto nuk i di regjimi, por i di patronazhimi”, tha Hoxha.

 

Të fundit