Flash News

E-TJERA

Hoxha: Në duart e hakerave edhe serveri i regjistrit bankar

Hoxha: Në duart e hakerave edhe serveri i regjistrit bankar

Gazetari Artan Hoxha shprehet i bindur se hakerat iranianë kanë arritur të marrin në duar edhe informacione që lidhen me regjistrin bankar të Shqipërisë.

Duke folur në ‘Opinion’, gazetari thotë se mes serverave të hakeruara janë edhe të dhëna të institucioneve kryesore, tatime, gjykata, Avokati i Popullit, bashkia Tepelenë, Pogradec, të dhëna të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 “Ditën e parë kur kanë hakeruar të dhënat kam parë serverat e institucioneve shqiptare të goditur nga hakerat iranianë. Ata çdo javë hedhin diçka. Midis atyre serverave janë edhe të dhëna të institucioneve kryesore, tatime, gjykata, Avokati i Popullit, bashkia Tepelenë, Pogradec, të dhëna të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Por mbi të gjitha,  aty është edhe regjistri banker i Bankës së Shqipërisë. Ata kanë nxjerr një listë serverave që sipas tyre i kanë sulmuar. Ne nuk e dimë çfarë kanë marr ata”, tha Hoxha.

Të fundit