Flash News

E-TJERA

Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë kokainë

Hoxha: Një shqiptar u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke

Gazetari Artan Hoxha tregoi rastin e një shqiptari i cili u kap me drogë në portin e Odesës, teksa çonte kokainë në Ukrainë.

I ftuar në Euronews Albania, Hoxha tha se për shkak të luftës me të cilën përballen ushtarët, kërkesa në atë zonë është rritur ndjeshëm.

Gazetari tregoi se shqiptarit i ishte gjetur 30 kg kokainë.

“Rritja e festave verore rinore, aty është me tender kush merr aksesin për ta furnizuar. Ajo e Shëngjinit ka 15 mijë njerëz, në këto raste kur mbaron aktiviteti bën ca arrestime policia dhe kapen ca kosovare aty se ata janë operatorët e rinj në treg. Rastet kur u kapën mbi 11 mijë doza ekstazi, në Kosovë blihen deri 3 euro, në Tiranë shitet deri në 40 mijë lekë. Gjenden lirë, janë  pilula dhe shumë kollaj për ta trafikuar. Në Evropë vendi ku po shitet më shumë kokainë është konflikti Rusi-Ukrainë. Mbaj mend që sapo filloi konflikti u kap një shqiptar nga Fieri në Odesa, po çonte kokainë, e konsumojnë ushtarët. Po ka një shoqëri që është në traumë, janë ata, si do ta përballojnë? Ndaj ka gjetur rritje kërkesa në atë zonë. Shqiptarët ishin në portin e Odesës, iu gjetën në vend 30 kg dhe po çonte 250 kg që ishte ngarkesa e plotë”, tregoi Hoxha.

Të fundit