Flash News

E-TJERA

Hoxha njofton se nuk do të ketë ulje të tarifave: Kostot u janë reduktuar studentëve, jo universiteteve

Hoxha njofton se nuk do të ketë ulje të tarifave: Kostot u
Artan Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha bëri me dije se nuk do të ketë ulje të tarifës vjetore as për sistemin Bachelor dhe as për Masterin. Në një konferencë për mediat ai tha se pavarësisht se mësimi është zhvilluar online, kostot nuk janë ulur.

“Disa studentë kanë kërkuar rishikimin e tarifave për shkak të mospjesëmarrjes në proceset mësimore në auditore, duke konsideruar se institucionet e arsimit të lartë kanë pasur ulje të kostove. Kemi bërë një përllogaritje, jemi të kujdesshëm për interesat që lidhen me studentët dhe familjet e tyre dhe na rezulton se ulja e kostove është fare minimale, 1.5%. Universiteti i Tiranës nuk ka kursyer,” u shpreh Hoxha.

Ky i fundit tha se tarifat janë të përballueshme, duke evidentuar se studentëve u janë ulur kostot, pasi kanë zhvilluar mësimin nga shtëpia. Hoxha shtoi se për të shmangur këto shpenzime një pjesë e mirë e provimeve të sezonit të dytë po zhvillohen gjithashtu online.

"70% të studentët ne e kemi nga rrethet dhe për këta ka pasur më pak shpenzime pasi kanë ndjekur mësimin online. Tarifat e masterit po ashtu janë rreth 600 mijë deri në 1 milion apo 1.2 milionë lekë, janë tarifa të përballueshme”, tha rektori.

 

Të fundit