Flash News

E-TJERA

Hoxha nxjerr emrin: Kush është politikani që përmendet në skandalin "McGonigal"

Hoxha nxjerr emrin: Kush është politikani që përmendet

Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrin e biznesmenit dhe politikanit i cili përmendet në skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Chalres McGonigal.

I ftuar në studion e "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha deklaroi se bëhet fjalë për Tom Doshin i cili sipas tij, ka kërkuar ndihmë nga McGonigal të hetojë nëse kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kishte urdhëruar ose jo ta vrisnin.

“Në shtator 2017, një biznesmen dhe politikan i tha (Charles McGonigal) që kanë dashur të më bëjnë atentat. Është rasti i zotit Tom Doshi, që ishte i bindur se kishte patur një atentat ndaj tij. Autoritetet nuk e hetuan këtë në Shqipëri. Ai gjeti mundësi dhe kërkoi ndihmën e FBI.

Thuhej se Zoti Meta ndikonte te zoti Lllalla, ish kryeprokuror dhe nuk u hetua, por u hetua personi që bëri kallëzimin. Më mbrapa në nëntor, u bë takimi i Vjenës, ku zoti Doshi ka qenë bashkë me këta (McGonigal dhe Neza) dhe ka qenë edhe një prokuror federal. Personi në fjalë (Tom Doshi) nuk kishte besim në autoritetet brenda vendit dhe kërkoi ndihmë të specializuar jashtë.

I ka kërkuar ndihmë një zyrtari të FBI për ta ndihmuar. Prandaj e ka bërë këtë takim”, tha Hoxha.

Të fundit