Flash News

E-TJERA

Hoxha nxjerr foton e pajisjes ‘misterioze’: Orientonte grupet kriminale të drogës

Hoxha nxjerr foton e pajisjes ‘misterioze’: Orientonte grupet

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pamjet e pajisjes misterioze e cila ndodhet në zonën e Ishullit të Sazanit.

I ftuar në Abc News, Hoxha tha se pajisja në fjalë dyshohet të ketë shërbyer për të orientuar grupet kriminale që merren me trafikun e drogës, por jo vetëm. Sipas Hoxhës, përdorimi i celularit në atë zonë mund ta bënte lehtësisht të gjurmueshëm një person, ndaj dyshohet se pajisja në fjalë mund të ketë orientuar edhe njerëzit ose trafikun e armëve.

“Vazhdimisht, pas orës 17:00 në Sazan qendron motovedeta e policisë si edhe punonjësi i radarit dhe prandaj është e pamendueshme që një person të qendronte me atë pajisjen aty në bunker pa u pikasur nga punonjësi i radarit.

Kjo zonë është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve. Prandaj dyshohet se kjo pajisje mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale.

Sepse nëse do të përdorej celulari aty mund të pikasej dhe atëhere ata kanë gjetur këtë pajisje me zhurmë. Këtë e konfirmon edhe pozicioni që është vendosur pajisja”, tha Hoxha.

Hoxha nxjerr foton e pajisjes ‘misterioze’: Orientonte grupet Hoxha nxjerr foton e pajisjes ‘misterioze’: Orientonte grupet

Të fundit