Flash News

E-TJERA

Hoxha nxjerr foton e vajit të kanabisit: Prodhohet ilegalisht në Shqipëri, shiringa kushton 2-3 mijë €

Hoxha nxjerr foton e vajit të kanabisit: Prodhohet ilegalisht në

Hoxha tha për Opinion se vaji prodhohet ilegalisht në vendin tonë dhe përdoret për personat që janë diagnostikuar me tumor. Gazetari tha se farat e kanabisit vijnë nga Holanda, pasi ka një cilësi më t lartë, ndërsa solli edhe shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Hoxha tregoi se qeveria maqedonase kishte favorizuar shqiptarët të cilët u morën me prodhimin e kanabisit, por problemi i RMV-së sipas tij, ishte sepse i dha avantazh më shumë legalizimit të vajit.

“Ky është vaji i kanabisit i prodhuar në Shqipëri. I futur në shiringë jam për ta demonstruar. Këtë e prodhon një kimist i ardhur nga jashtë, nuk është shqiptar. Një dozë e tillë shkon nga 2 mijë deri në 3 mijë Euro dhe përdoret për personat që janë me tumor. Ne sot në Shqipëri ilegalisht, në mënyrë të paligjshme prodhojmë vaj kanabisit dhe e shesim. Kjo është fara e kanabisit. Kjo ka ardhur nga Holanda. Vjen sepse ka rendimet shumë më të lartë. Çfarë problemi kemi sot në Shqipëri? A e di që në 11 kompanitë e para që u licencuan (në RMV) 7 ishin nga Shqipëria. Ishin biznesmenë shqiptarë të rregullt. Morën edhe punëtorët që merreshin me kanabisin rekreativ. Qeveria maqedonase i favorizoi. E kultivoi në ambiente të mbyllura që të merrnin disa duar, por duke qenë në ambiente të mbyllura merr 3-4 duar. Cili ishte problemi i Maqedonisë? Legalizoi vetëm shitjen e vajit të kanabisit. Nga të gjitha këto që patë ju, laboratorin për të prodhuar vajin e kanabisit sipas standardit që kërkon industria farmaceutike, ajo që s’ka dështuar dhe ajo është kompani amerikane. Ajo e futi idenë në Maqedoni dhe ajo e implementoi. Që të fusje atë laboratorin kishte një kosto 5 milionë Euro dhe 1 litër vaji kanabisi mjekësor kushton 95 mijë Euro”, tha Hoxha.

Të fundit