Flash News

E-TJERA

Hoxha: Policia tentoi arrestimin e Klodian Zotos, por dështoi

Hoxha: Policia tentoi arrestimin e Klodian Zotos, por dështoi

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se policia ka tentuar arrestimin e Klodian Zotos, i cilësuar ndryshe edhe si ‘bosi’ i inceneratorëve, por aksioni i tyre ka dështuar.

I ftuar në Abc News, Hoxha tha se uniformat blu kanë pasur informacion për vendndodhjen e Zotos, kanë ngritur një aksion për arrestimin e tij, por nuk ka rezultuar i suksesshëm.

“Policia ka bërë tentativë për të arrestuar Klodian Zoton, brenda Shqipërisë. Stela Gugallja ndodhet jashtë Shqipërisë. Tentativat e  policisë vijnë se ka pasur informacion që ka qenë brenda territorit. Është tentuar që ta kapin brenda. Ka pasur informacion por nuk është bërë e mundur ndalimi i tyre. Kemi pjesën e funksionarëve publik por jo biznesmenët. Është në gjysmë historia”, tha Hoxha.

Të fundit