Flash News

E-TJERA

Hoxha: Rama e kishte komshi Martinajn, garda u konfliktua me të

Hoxha: Rama e kishte komshi Martinajn, garda u konfliktua me të

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Hoxha u shpreh se Martinajt është rrëmbyer nga persona të veshur me veshje të njëjtë me atë të skuadrës së forcave speciale.

Gazetari deklaroi se Martinaj ka qenë komshi me kryeministrin Edi Rama dhe garda e këtij të fundit është konfliktuar me Martinajn, duke i kërkuar të mos kalojë më pranë vilës së kryeministrit.

“Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të forcave speciale dhe armatim, automjete të forcave speciale. Prandaj kanë lëvizur lirisht nga vendi ku e kanë marrë. Nga momenti që ka ndodhur kjo gjë, deri në 24 gusht dhe kam kërkuar përse nuk reagon policia, apo ish kryeministri që ka patur njohje. Kryeministri Rama e ka patur komshi, ka patur incident Garda me të, që i ka kërkuar të mos kalojë dhe Martinaj është konflikuar me gardën. Pra nuk kemi të bëjmë me ngjarje të zakonshme”, tha Hoxha.

Të fundit