Flash News

E-TJERA

Hoxha: Rama përmendet me pseudonime në përgjimet e SkyEcc për krimin e organizuar

Hoxha: Rama përmendet me pseudonime në përgjimet e SkyEcc

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se përgjimet e lidhura me krimin e organizuar përmbajnë pseudonime që lidhen direkt me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri TV, Hoxha tha se SPAK nisi hetimet për krimin e organizuar pas marrjes së dosjeve nga Sky, duke filluar proceset ndaj drejtuesve të opozitës pas kongresit të partisë socialiste.

“Pra, ne e dëgjuam kryeministrin, në fushatë, duhet të ketë qenë 2019 mos gaboj. Që iu referua dy kundërshtarëve të tij politikë, të cilit i kishte akoma i i shkurtri dhe i forti. Kështu them. Dhe ne i kemi parë epitetet që ka ky mbrapa. Kur të dalin disa nga ato të Sky-it që janë aty, do të shikoni që ka dhe epitete të tjera përveç këto Palloshi, ku di unë.

SPAK-u nisi të punojë në momentin kur europianët sollën dosjet e Sky-it, këtu filloi SPAK-u për krimin e organizuar, dhe mbas atij kongresit që ai tha, do të hetoni tha këta të tjerët dhe filloi hetimi ndaj drejtuesve të opozitës. Këtu filloi SPAK-u të lëvizë. Tani, sot jemi, kemi hyrë në vitin e shtatë, nuk e di sa kemi të shumtë.

Ne rrimë të varur nga ambasadorët e huaj, sepse ata thonë që këta kanë, kanë thyer pandëshkueshmërinë. Ore nuk ka vendime gjykatash. Ore janë gjykatat që flasin, prokurori vetëm ngre akuzën. Dhe në qoftë se ne do vazhdojmë me këtë histori që SPAK-u për të gjithë të tjerët, kur i komunikon akuzën dhe e merr të pandehur, çon dhe një masë sigurie kur kemi të bëjmë me korrupsion në nivele të larta”, deklaroi Hoxha.

Të fundit