Flash News

E-TJERA

Hoxha: Rama po ia shet lëkurën me etapa Ballukut, nuk do ta shkarkonte po mos kishte prova

Hoxha: Rama po ia shet lëkurën me etapa Ballukut, nuk do ta shkarkonte

Gazetari Artan Hoxha e cilësoi kryeministrin Rama mjeshtër të propagandës, teksa u ndal te shkarkimi i Belinda Ballukut.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Hoxha tha se Rama nuk do ta kishte shkarkuar Ballukun po të mos kishte prova, duke vlerësuar se e ka djegur politikisht ish-zv.kryeministre.

“Rama nuk tërhiqet kollaj, ai është mjeshtër, ai shkëlqen te propaganda. Sot thotë është e bardhë, nesër e zezë dhe nuk e pranon. Duhet ta kishte bërë më parë, Ballukun e heton për një gjë që ka ndodhur para 6 vitesh, tani duhet të ishte i kristalizuar me akuza, me dosjen e plotë, kush e pengoi? Ata i dhanë argument Ramës dhe ai po e përdor, SPAK bëri një gabim dhe Rama po e shfrytëzon. Kur SPAK t’i komunikonte akuzën Ballukut, t’i kishte gati provat për Llogaranë, Tigrat, rrugët që janë ndërtuar apo që s’kanë përfunduar. Politikisht Rama e ka djegur Ballukun, po ia shet lëkurën me etapa. Ai tha s’do e shkarkoj, pastaj e shkarkoi. Po të mos kishte prova, Rama nuk do e shkarkonte Ballukun”, vijoi ai.

Të fundit