Flash News

E-TJERA

Hoxha: Si u mor peng Ervin Mata nga grupi i Ervis Martinajt në qendër të Tiranës?

Hoxha: Si u mor peng Ervin Mata nga grupi i Ervis Martinajt në qendër

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer një histori të padëgjuar më parë nga bota e krimit.

Në “Opinion”, Hoxha tregoi se si Ervin Mata u mor peng nga grupi i Ervis Martinajt në qendër të Tiranës. Hoxha zbuloi se ngjarja ka ndodhur paradite në sytë e të gjithëve, kur Mata u mor peng në ambientet e një garazhdi dhe ju kërkua që të tërhiqej nga një ndërtim që po bëhet aktualisht, dhe për këtë ju ofruan 2 milionë euro.

“Ka patur një ngjarje kur Ervin Matën e kanë marrë peng para RTSH dhe kjo ngjarje ka ndodhur në orën 11:00 të ditës. Është marrë peng nga grupi i Ervis Martinajt.

Në rrugë në anë të rrugës. Kanë dalë e kanë marrë e kanë çuar në një nga ata qendrat tregtare aty afër, në garazhdet e asaj. Është mbajtur për disa orë për çështjen e një ndërtimi shumë të madh në Tiranë. I është ofruar një pagesë 2 milion Euro që të tërhiqej si aksioner nga ai ndërtim që është duke u bërë aktualisht në Tiranë. Ai ka thënë që unë nuk kam lidhje me këtë punë sepse unë nuk jam vetë aty. Unë as nuk i dëgjoj të tjerët dhe as të tjerët nuk më dëgjojnë mua dhe në këtë rast nuk mund të përfshihem në këtë histori. Kjo ngjarje është bërë fiks në orën 11 paradite para RTSH, por nuk ka pasur hetim për këtë.

Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur para plagosjes. Edhe plagosja ka qenë një pikë vlimi e disa incidenteve të mëparshme dhe ajo kulmoi me ngjarjen në bllok”, tha Hoxha.

Të fundit