Flash News

E-TJERA

Hoxha: Të rinjtë shqiptarë i kemi dhënë lëndë të parë te krimi i organizuar

Hoxha: Të rinjtë shqiptarë i kemi dhënë lëndë

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se mijëra të rinj shqiptarë janë kthyer në punëtorë të kanabisit.

Për ‘Vetting’ në Abc News, Hoxha u shpreh se “Duke e lënë rinin sot në dëshpërim pa zgjidhje me ëndrra të parealizuara dhe në mes të 4 rrugëve dhe dashur pa dashur e kemi dhënë lëndën e parë krimit të organizuar”.

Gazetari tregoi se vitet e fundit pjesa më e madhe e tyre është larguar drejt vendeve ku tregtohet më shumë lënda narkotike si: Britania, Franca, Spanja, Italia dhe Gjermania.

“Më është dashur që ta shoh me sytë e mi anë e kënd globit shqiptarë dhe për të kuptuar që ne nuk mund të përballemi me policë që mund të paguajmë 500 dollarë në muaj me trafikantë të këtij niveli që bëjnë karshillik qyteteve tona, resorteve tona që kanë makina më të bukura, që kanë lokale me të bukura luksoze që kanë vilat më të bukura. Padiskutim ekspozimi i jetës së tyre është marketing më i mirë për botën e krimit, pra në një situatë të tillë ne duhet që në mënyrë emergjente në mënyrë urgjente të ndryshojmë qasjen ndaj kësaj situate. Duhet sa nuk është vonë një minutë e më orare të marrim frenat e situatës dhe minimalisht të fillojmë të kurojmë një sëmundje e cila po merr përmasat e tumorit që të mos përfundoj në një tumor sëmundje e pashërueshme ne do të reagojmë ende sa kemi kohë dhe duhet bërë sa më parë. Nuk bëhet me propagandë nuk bëhet me ato reagimet shabllone nëpër shkolla që persona nga jeta publike shkojnë e ju flasin atyre dhe sapo të dalin nga dera e shkollës fëmijët hyjnë të gjithë nëpër rrjetet sociale e shikojnë videot, klipet e njerëzve që vijnë nga bota e krimit apo që financojnë nga bota e krimit. Nuk mund të bëjmë një orë leksion të kujtdo personazhi publik në një ambient shkolle të zëvendësojë 23 orët e tjera të cilat ata kanë marrë informacion në mënyrë të vazhdueshme, të padiskutueshme dhe këtë herë janë bombarduar nga marketing që lëshon bota e krimit”, ka thënë Hoxha.

Të fundit