Flash News

E-TJERA

Hoxha: Trafikantët kontrollojnë portin e Durrësit, iu bie më lirë ta sjellin drogën në Shqipëri

Hoxha: Trafikantët kontrollojnë portin e Durrësit, iu bie më

Artan Hoxha ka folur për trafikun e drogës, duke theksuar se ndodh nëpërmjet portit të Durrësit, pasi është më e lirë për trafikantët ta sjellin në këtë port dhe të korruptojnë policinë apo zyrtarët shqiptarë, sesa ta çojnë në Europë.

Hoxha deklaroi në të “Të Paekspozuarit” se krimi e kontrollon portin.

“Pse e sjellin në Shqipëri, sepse del kosto më lirë, sepse në portin e Durrësit paguajnë shumë më pak se në Roterdam. 300 mijë euro ngarkesa. Se sa ke brenda nuk ta prek njeri.

Cfarë do të thotë? Që i del më lirë të paguajë në Shqipëri sesa ta çojë atje. E çara që kemi ne në sistem… Policët tanë janë shumë më të lirë. Parapëlqejnë ti bien gjatë dhe të paguajnë më pak”, deklaroi Hoxha.

Të fundit