Flash News

E-TJERA

Hoxha: Troplinët kanë marrë projekte nga kryeministri, emëronin drejtues

Hoxha: Troplinët kanë marrë projekte nga kryeministri,

Gazetari Artan Hoxha foli për organizatën kriminale të udhëhequr nga Troplinët.

I ftuar në MCN, Hoxha tha se në mandatin e tretë të qeverisë Rama, Troplinët kanë marrë fuqi të jashtëzakonshme dhe se kishin ndikim të madh deri te emërimi i drejtuesve kryesorë në zonë.

Hoxha tha se Troplinët shkonin deri tek emërimi i drejtuesve të lartë në zonë.

“Grupi më i fortë është ai që nuk i del emri, Troplinëve nuk është se nuk i kishte dalë emri, por rezistuan gjatë pa iu dalë emri. Nga niveli zero arritën në majë dhe kur arrin në majë, fillon disheza.

Goditja e tyre është sukses, për herë të parë kemi goditje të këtij niveli dhe për këtë meritën kryesore e kanë autoritetet italiane.

Për autoritetet italiane Troplinët nuk janë të panjohur, ata kanë 25 vjet që i njohin. Nuk na thuhet kë kanë kapur, kush është koka.

Atje u fut vetëm një emër Miri i Pojës apo Fatmir Troplini dhe nuk u përmend asnjë emër tjetër. Po të qe ndërhyhej para zgjedhjeve.

Në mandatin e tretë të qeverisë Rama ky grup ka marrë fuqi të jashtëzakonshme. Si është e mundur që autoritetet tona nuk kanë pasur asnjë reagim në katër vitet e fundit.

Si ka mundësi që nuk është bllokuar më kokainë? Në Shqipëri e dinte i madh dhe i vogël se kush kishte ndikim të madh në zonë, deri te emërimi i drejtuesve kryesorë në zonë.

Madje është përfolur deri në emërimin e drejtuesve të lartë. Ky hetim po të shkojë deri në fund, do shkojë deri lart, te zyra e Kryeministrit.

Avantazhi që ka pasur grupi i Troplinëve është se nuk kanë qenë asnjëherë në sulm, por kanë qenë në mbrojtje, edhe në botën e nëndheshme.

Kreu i grupit as mbiemrin nuk ka Troplini, por me vazhdimin e grupit morën vetëm mbiemrin.

Troplinët kanë marrë projekte të rëndësishme nga Kryeministri. Ne kemi parë një aleancë të Shullazit, Vis Martinaj kundër Troplinës”, tha Hoxha.

Të fundit