Flash News

E-TJERA

Hoxha: Çunat e Dubait të shqetësuar pas thirrjes së Veliajt në SPAK, ngelën pa ndërtuar

Hoxha: Çunat e Dubait të shqetësuar pas thirrjes së

Gazetari Artan Hoxha deklaron se pas thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliajt në SPAK, në Bashkinë e Tiranës nuk firmos askush për ndërtime të reja.

Kjo sipas tij ka sjellë shqetësim te persona që gjenerojnë paratë e pista, me të cilat ndërtohet në kryeqytet.  

"Vetëm fakti që Erion Veliaj është mbajtur 7 orë në SPAK për cështjen e inceneratorëve, si është e mundur inceneratori i Elbasanit u ndërtua dhe sot janë dënuar njerëzit, janë në burg. Inceneratori i Fierit u ngri karabina, por prapë janë në burg njerëzit. A duhet të ketë një standard në këtë histori. Nëse te këto dy të tjerët ne kemi përgjegjës, te i Tiranës nuk ka fare.

Loja që po mundohet të na tërheqë Erion Veliaj është të na vërë ne përballë zullimit që kanë bërë. Armiku i vërtetë i Veliajt janë qytetarët që janë vjedhur prej tij.

Çështja e 5D, kur përmendëm programin e kriptuar hynë në lojë çunat e Dubait. Kush ndërton në Tiranë? Nga janë paratë? Vijnë nga andej, nga Dubai, nga Ekuadori. Ndaj janë të interesuar të mos ndodhë gjë. Tani ankohen se ngelën pa ndërtuar, se nuk firmos njeri në bashki. Dhe jemi akoma te inceneratori", deklaron Hoxha. 

Të fundit