Flash News

E-TJERA

Hoxha zbërthen arratisjen e Altin Ndocit: Vrapoi si Luiza Gega, sistemi i kalbur i krijoi lehtësira

Hoxha zbërthen arratisjen e Altin Ndocit: Vrapoi si Luiza Gega, sistemi i

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar arratisjen e të burgosurit Altin Ndocit nga Spitali Infektiv i Durrësit, tha se ai ka ikur drejt zonës Tiranë-Durrës, që janë më të populluara, duke e bërë të vështirë zhvillimin lokalizimin e tij.

“Zona ku ai ka ikur pra Durrës Tiranë është aktualisht zona më e populluar e vendit dhe nuk është e lehtë të fillosh në operacionet e kërkimit, pastaj të zbulosh ku mund të jetë fshehur ai. Nëse ti parapraktisht nuk e di rrjetin shoqërorë që ka ky person dhe kush është në mbështetje të tij. Organizata kriminale, pjesë e së cilës ai ka qenë, njohjet që ai ka patur, ngjarjet në të cilat ai është përfshirë, koha apo mosha fare e re kur ai është përfshirë në ngjarje dhe aktivitet kriminal, janë të gjitha elementë që janë në favorin e tij. Pra, nëse ti i jep mundësi që ai të ikë, patjetër që ai e bën këtë gjë”, tha Hoxha në A2 CNN.

Gazetari ka ngritur dyshime mbi arsyet e transferimit të Ndocit drejt një spitali civil në Durrës dhe mbi shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë. Hoxha tha se pamjet tregojnë qartë se i arratisuri ndodhej në gjendje shumë të mirë fizike, duke vrapuar “si sprinter” në momentin e arratisjes.

“Ajo që pamë ne në pamje dëshmonte që ai jo vetëm nuk dukej njeri i sëmurë, që kishte nevojë për trajtim po ai ishte një sprintier tjetër dukej si Luiza Gega, dukej sikur kishte hyrë 3000 metërsh dhe aty nuk e kapte dot më njeri. Hapin që ai kishte fillimisht në atë foton e parë që pamë dhe pastaj në video dëshmon që ky person jo vetëm që s'ishte i sëmurë po ky ishte në parametra të shkëlqyer fizik  për t'u arratisur dhe për t'u ikur punonjësve të policisë së burgut të Durrësit”, u shpreh gazetari.

Sipas tij, një person me rrezikshmëri të lartë nuk duhej të mbahej në një burg me nivel të ulët sigurie si ai i Durrësit.

“Të gjithë elementët e tjerë dëshmojnë që ne kemi të bëjmë me një sistem shumë problematik, një sistem i kalbur i cili ka krijuar të gjitha lehtësirat një personazhi si Altin Ndoci, që mbas gati pesë viteve në arrest me burg t'i jepet një mundësi e dytë për jetën dhe nga një i paraburgosur që rrezikonte të dënohej me burgim të përjetshëm, për të paktën përfshirjen e humbjes së katër jetëve njerëzore dhe plagosjen e rëndë të një personi të pestë, atij i është dhe mundësia që të largohet me lehtësinë më të madhe nga sistemi i paraburgimit që ka Shqipëria dhe tashmë të jetë një qytetar i lirë. E gjitha kjo e bën situatën problematike, sepse në rastin kur ti ke të bësh me personazhe që vijnë nga bota e krimit të këtij niveli, i cili edhe pse tashmë nuk është i dënuar ende, pra nuk ka një dënim të formës së prerë në ngarkim të tij, por ishte nën hetim nga SPAK dhe ndodhi në masën e sigurisë nga një vendim i Gjykatës së Posaçme. A mund të rrinte një personazh i tillë në një burg të këtij niveli?”, tha Hoxha.

Të fundit