Flash News

E-TJERA

Hoxha "zhvesh" Veliajn: Nuk njoh asnjë grup kriminal që më ka folur keq për të, janë të kënaqur

Hoxha "zhvesh" Veliajn: Nuk njoh asnjë grup kriminal që

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke analizuar faktorin e botës së krimit, pjesëmarrëse në fushatën zgjedhore, u ndal të fakti se aktivizimi i tyre është më prezent në tre ditët e fundit.

Hoxha parashikoi se sa më shumë afrohet dita e votimit aq më aktiv bëhen ata.

Por tani jemi në fazën decizive, këto janë tre ditët finale ku ata bëhen shumë aktivë, sa më afër afrohet dita e votimit, aq më aktiv bëhen ata, sepse ata kane kapacitetin dhe kanë aftësinë duke patur edhe kontrollin në territor që të bëjnë lëvizjet e minutës së fundit dhe të s’postojnë balanca që sondazhet në disa zona nxjerrin njërën palë.

Çuditërisht mund të shikosh që ditën e zgjedhjeve të ndodhi ndonjë surprizë dhe elementi surprizë nuk vjen nga qielli, ato do të jenë të minutës së fundit

Ajo që është evidente është fakti se në pjesën dërmuese të atyre që ne i njohim si grupe ose organizata kriminale mbështetja e tyre ka qenë pro mazhorancës, nuhatja e tyre thotë se edhe këto zgjedhje do të fitohen në pjesë të madhe nga mazhoranca.

Ata nuk bëhen me humbësit se nuk kanë ndërmend t’i hedhin lekët në erë. Në zgjedhjet e kaluara kush i shpalli luftë shtetit janë brenda ishin vjet ata Çapjat e Elbasnit, ku janë ata sot, ku janë at të Durrësit, Perent Dervishi, Lulzim Berisha, Viktori Vlorë etj, i ka marrë shteti përpara ata.”, ka thënë Hoxha.

Ndër të tjerash, Hoxha ka thënë se nuk njeh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Nuk njoh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata janë të kënaqur. Ndërtime janë bërë plot, nuk shoh ndonjë kundër haptazi. Por, në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka edhe diferencë nuk besoj se këta do zbresin që të jenë të dukshëm.”, ka thënë Hoxha.

Të fundit