Flash News

E-TJERA

Hoxhës shqiptar i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut

Hoxhës shqiptar i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut

Imamit të njohur Ahmed Kalaja me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut.

Imami shkruan se në dokumentet e paraqitura, autoritetet në pikën kufitare të Qafë Thanës i kanë deklaruar se ai (Kalaja) konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare.

Ballkani i Hapur, sa e bukur për të qenë e vertetë ka shkruaj Kalaja teksa shprehet se politikat shoviniste të shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur.

Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa.Kam udhëtuar kudo në Evropë, edhe Britani, dhe asnjë pengesë.

Mirëpo politikat shoviniste të shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur.

Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht, dhe të gjitha institucionet ishin në dijeni.

Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që t’ua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të paprecedentë arrogante dhe monstruoze.

Ndoshta insitucionet e përfaqësimit të Islamit në dy shtetet, Avokati i Popullit, Ministria e Jashtme, shteti do të reagojnë.

Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin.

Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata, po edhe ne, që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot”, shkruan Kalaja.

Të fundit