Flash News

E-TJERA

U përplas nga shoferi i dehur me “Porsche”, humb jetën 17-vjeçari në Vlorë

U përplas nga shoferi i dehur me “Porsche”, humb jetën
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj.

Sipas informacioneve paraprake, i riu udhëtonte me motor kur u përplas nga një automjet të tipit “Porsche”

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.B, dhe në momentin e aksidentit ka qënë në gjendje të dehur.

"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Të fundit