Flash News

E-TJERA

Humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Londër, u rrëzua teksa punonte në një kantier ndërtimi

Humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Londër, u rrëzua

Një 19-vjeçar shqiptar, Renols Lleshi, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në një kantier ndërtimi në Londër, i cilësuar nga autoritetet si plotësisht i shmangshëm.

Ngjarja ndodhi në zonën e Acton, ku i riu po punonte për çmontimin e skelave në katin e 12-të të një pallati në ndërtim. Sipas hetimeve, ai ka shkelur mbi një hapësirë ventilimi, mbulesa e së cilës nuk ka përballuar peshën, duke bërë që të rrëzohej disa kate më poshtë dhe të humbiste jetën.

Autoriteti britanik për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë (HSE) ka konstatuar se zona ishte e mbuluar në mënyrë të papërshtatshme, me materiale të dobëta dhe të pasigurta. Gjithashtu, është evidentuar se inspektimet rutinë nuk përfshinin kopshtin e çatisë, çka bëri që rreziku të mos identifikohej dhe punëtorët të mos paralajmëroheshin.

Familjarët e viktimës kanë reaguar pas ngjarjes, duke theksuar se fakti që aksidenti mund të ishte shmangur e rëndon edhe më shumë humbjen e tyre, ndërsa shtojnë se asnjë masë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen.

Ndërkohë, kompania ndërtuese Jerram Falkus Construction Limited ka pranuar shkeljen e rregullave për punën në lartësi. Ajo është gjobitur nga City of London Magistrates' Court me mbi 42 mijë paund, si dhe është detyruar të paguajë shpenzime shtesë gjyqësore.

 

Të fundit