Flash News

E-TJERA

Humb jetën 50-vjeçari në Fushë Krujë, u qëllua me armë nga fqinji pas një konflikti për drutë

Humb jetën 50-vjeçari në Fushë Krujë, u qëllua

Një 50-vjeçar ka mbetur i pajetë, pas një konflikti që ka pasur me fqinjin e tij për prerjen e druve në pyll. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Zgërdhesh të Fushë Krujës.

Viktimë mbeti Luan Hushi, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa autori i krimit është fqinji i tij, Klodian Keqi. Ky i fundit e qëlloi Hushin me armë në bark pasi konflikti agravoi.

Policia po kontrollon zonën për kapjen e Klodian Keqit, duke bërë kërkime edhe me dron.

 

Të fundit