Flash News

E-TJERA

Humb jetën 62-vjeçari italian në Vlorë

Humb jetën 62-vjeçari italian në Vlorë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në pasditen e sotme në Vlorë,  në aksin rrugor Kotë-Gjormë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 62-vjeçari me iniciale G.F është  shtetas italian.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit