Flash News

E-TJERA

Humb jetën alpinisti nga Kosova në Alpe, policia: E pamundur nxjerrja e trupit nga toka dhe ajri

Humb jetën alpinisti nga Kosova në Alpe, policia: E pamundur nxjerrja

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Siç njofton shefi i krimeve të policisë në Tropojë nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Për këtë janë njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova.

Njoftimi i Policisë:


Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.

 

 

Të fundit