Flash News

E-TJERA

Humb jetën i moshuari në aksin rrugor Mamurras-Laç

Humb jetën i moshuari në aksin rrugor Mamurras-Laç

Një 82-vjeçar ka humbur jetën sot në aksin rrugor Mamurras-Laç.

Sipas policisë, i moshuari sapo kishte dalë nga dera e oborrit të banesës me motor dhe më pas është rrëzuar. Si pasojë ai ka ndërruar jetë në spital.

“Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

 

 

Të fundit