Flash News

E-TJERA

Humb jetën ikona e gazetës 'Dielli' në Amerikë

Humb jetën ikona e gazetës 'Dielli' në Amerikë

Drejtuesi i gazetës shqiptare “Dielli” në SHBA, Dali Greca është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Ai ishte një nga personalitetet më të njohura shqiptare në Amerikë. Lajmi u bë i ditur nga Federata Vatra, e cila ka shprehur edhe ngushëllimet për humbjen e Grecës.  

Kush është Dalip Greca

Dalip Greca u lind në Lushnje me 10 tetor 1950. Ai i përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi.  Ai ka punuar fillimisht në arsim dhe më pas në gazetari.

Më 20 korrik 1999 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi detyrën e redaktorit-përgjegjës për seksionin shqip të gazetës shqiptaro-Amerikane ILLYRIA.

Në gusht të vitit 2009, Dalip Greca filloi drejtimin e Gazetës Dielli, e cila nuk botohej prej më shumë se 2 vite e gjysmë. Ai e ringjalli gazetën më të vjetër të botës shqiptare dhe për 12 vite e ka kthyer atë në lavdinë e dikurshme të themeluesve.

Të fundit