Flash News

E-TJERA

Humb jetën Kosta Grillo, Rama dhe Basha shprehin ngushëllimet me të njëjtën foto

Humb jetën Kosta Grillo, Rama dhe Basha shprehin ngushëllimet me

Ndarja nga jeta e gazetarit sportiv dhe komentatorit Kosta Grillo ka sjellë reagimet edhe të politikës, e cila ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

Ishte i pari, kryeministri Edi Rama që përcolli një mesazh në rrjetet sociale. Krahas fotos së Kosta Grillos, Rama bëri me dije se e kishte shok që prej fëmijërisë dhe pastaj zërin e dashur të sfidave futbollistike.

Humb jetën Kosta Grillo, Rama dhe Basha shprehin ngushëllimet me

Nuk vonoi edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e shoqëroi mesazhin e tij të ngushëllimit me të njëjtën foto që kishte përdorur kryeministri Rama.

Por në ndryshim nga ky i fundit që përcolli një mesazh më miqësor, Bashës ishte më formal në reagimin e tij. Pas shumë muajsh kurim dhe trajnim në Turqi, komentatori Kosta Grillo humbi mëngjesin e sotëm betejën me Covid-19.  

 

 

Të fundit