Flash News

E-TJERA

Humb jetën në aksident me makinë 24-vjeçarja shqiptare

Humb jetën në aksident me makinë 24-vjeçarja shqiptare

Një shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali.

Mediat italiane kanë raportuar se Diana Galicaj 24 vjeç, ka humbur kontrollin teksa ishte duke udhëtuar me makinën e saj “Volkswagen Lupo”.

Ajo është përplasur me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo, çka ka bërë që mjeti të përmbysej dhe e reja të humbte jetën.

Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, si shumë të rinj, në dyqanin Amazon.

 

 

Të fundit