Flash News

E-TJERA

Humb jetën në moshën 24-vjeçare arbitri i basketbollit shqiptar

Humb jetën në moshën 24-vjeçare arbitri i basketbollit

Basketobolli shqiptar ka humbur ditën e sotme një prej të rinjëve energjikë. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare arbitri Daniel Aliaj.

Federata ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të riut, ndërsa shton se Aliaj kishte shumë potencial dhe ishtë ambicioz.  Nuk dihen shkaqet që i morën jetën sportistit në moshë të re. 

"Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim, ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare. Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!"-thuhet në njoftimin e Federatës.

Të fundit