Flash News

E-TJERA

Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali

Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali

Një tjetër tragjedi në vendin e punës trondit Italinë, këtë herë në Borello, një fshat kodrinor i Cesena-s.

Një punëtor 62-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një kantier ndërtimi, raportojne mediat italiane.

Aksidenti ka ndodhur dje teksa burri po drejtonte një bobcat, një buldozer të vogël.

Raportohet se viktima punonte për një kompani shqiptare që merret me punë mirëmbajtjeje. Punëtorët e kompanisë janë transferuar dhe lëvizin mes Shqipërisë dhe kantiereve të ndryshme për të cilat do të kujdesen.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, gjatë operacioneve të ngarkimit të mjetit në një kamion, njëra nga dy rampat e pozicionuara për të lejuar ngjitjen e buldozerit ka lënë vendin, duke bërë që bobcat të përmbyset dhe të shtypet punëtori.

Shërbimet e urgjencës, të cilat mbërritën menjëherë, nuk mundën ta shpëtonin burrin. Krahas personelit mjekësor, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe policia, të cilët nuk kanë konstatuar parregullsi, ndonëse mbeten për t'u sqaruar shkaqet e dështimit të rampës.

Të fundit