Flash News

E-TJERA

Humb jetën nga Covid-19 gjyqtari Durim Kadiu

Humb jetën nga Covid-19 gjyqtari Durim Kadiu

Humb betejën me Covid-19 gjyqtari Durim Kadiu.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale, por ngushëllimet për të afërmit i ka shprehur edhe Gjykata e Lartë. 

Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut Durim Kadiu.

Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.

Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.

Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë, për mundësinë që na u dha, për të patur pranë nesh, gjatë gjithë këtyre viteve, një bashkëpunëtor profesionist dhe të përkushtuar si Durim Kadiu dhe njëkohësisht i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes”, thuhet në postimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.

 

 

Të fundit