Flash News

E-TJERA

Humb jetën nga COVID-19 ish-drejtuesi i klinikës infektive

Humb jetën nga COVID-19 ish-drejtuesi i klinikës infektive

Një tjetër viktimë nga radhët e bluzave të bardha. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të ish- drejtuesit të klinikës infektive, Elmaz Eltarit. Mjeku 85 vjeçar nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin

Postimi i plotë:

E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19

Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit!

 

Të fundit