Flash News

E-TJERA

Humb jetën nga Covid-19 mësuesi nga Fieri, ministrja Kushi: Kishte kontribut shumëvjeçar në arsim

Humb jetën nga Covid-19 mësuesi nga Fieri, ministrja Kushi: Kishte

Një mësues nga Fieri ka humbur jetën pasi nuk ka mundur të fitojë bisedën me virusin Covid-19

Mësohet se ka ndërruar jetë mësuesi Gramoz Adebindaj.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe minstrja Kushi e cila përmes një statusi në Facebook i ka shprehur ngushëllimet familjes  dhe thekson se i ndjeri kishte një kontribut shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit.

Mesazhi i plotë:

Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri!
Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rrezikshëm!

Humb jetën nga Covid-19 mësuesi nga Fieri, ministrja Kushi: Kishte

Të fundit