Flash News

E-TJERA

Humb jetën nga Covid-19 një 17 vjeçar, virusi i kishte prekur 100% mushkërinë

Humb jetën nga Covid-19 një 17 vjeçar, virusi i kishte prekur
Spitali Shefqet Ndroqi

Një 17 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. I riu ishte i shtruar prej një jave te spitali “Shefqet Ndroqi”.

Gjendja shëndetësore e adoleshentit ka qenë shumë e rënduar. Sipas 'News 24' i riu kishte 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.

Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku më pas ndërroi jetë.

Të fundit