Flash News

E-TJERA

Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjeke në vendin tonë

Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjeke në vendin tonë

 Covid-19 ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Pas humbjes së mjekut neurolog, Drini Dobi, po mbrëmjen e kaluar ka humbur jetën mjekja e pneumologjisë, Flutura Hashorva. 

E ndjera ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar miq, kolegë e të afërm të doktoreshës për të shprehur ngushëllimet.

 “Edhe një lajm tjetër i keq për komunitetin e mjekëve. Sot u nda nga jeta dr. Flutura Hashorva, pneumologe, e cila shërbeu në pavionin e parë të pneumologjisë pranë QSUT së bashku me të nderuarin Prof. Elez Selimin.

Në vitin 1983 u transferua ne spitalin e mushkërive , ish- Sanatoriumi e me pas pranë dispancerise së Tiranës. Dr. Flutura u shqua gjithmonë për profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me kolegët dhe pacientët. Ajo dha kontributin e saj në luftën kundër këtij virusi të tmerrshëm deri ditën që u infektua dhe vetë.

Kolegët me të cilët punoi për shumë vite në spitalin universitar Shefqet Ndroqi u përpoqën shumë por nuk e shkëputën dot nga kthetrat e vdekjes.

Do ta kujtojmë gjithmonë kolegen, shoqen dhe miken tonë të dashur. Të qoftë dheu i lehtë e dashur Flutura!”, shkruan njëra prej mikeshave të saj.

Të fundit