Flash News

E-TJERA

Humb jetën nga koronavirusi ish-futbollisti shqiptar

Humb jetën nga koronavirusi ish-futbollisti shqiptar

Ish-futbollisti nga Lezha, Nikolin Lorenci ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Mësohet se Lorenci ishte prej një jave i shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nikolin Lorenci luajti zyrtarisht me fanellën e skuadrës së Besëlidhjes në maj të vitit 1965, në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe deri në fund te sezionit 1978 -1979.

Ish-futbollisti ishte shpallur “Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë dy vjet më parë për kontributin që kishte dhënë në ekipin e Besëlidhjes dhe jo vetëm, pasi kishte qenë drejtues edhe në akademinë “Porto” e “Brians”.

Të fundit