Flash News

E-TJERA

Humb jetën nga koronavirusi një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Fier dhe ish-prefekt i Vlorës

Humb jetën nga koronavirusi një nga themeluesit e Partisë

Një nga themeluesit e PD dega Fier, Bahri Shanaj ka humbur jetën nga koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi.

Bahri Shanaj ka qenë ish-drejtor i përgjithshëm i Albpetrolit dhe ish-prefekt i Vlores. Gjithashtu ka mbajtur edhe një sërë detyrash të tjera të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Fieri sot humbi qytatarin dhe intelektualin model, Doktor Profesor Inxh Bahri Shanaj.

Demokratet e Fierit dhe Patosit humben demokratin e oreve te para, njeriun qe vuri çdo gje ne dispozicion te demokracise.

Nje nga themeluesit e deges se PD ne Patos dhe me pas, kontributi i tij i çmuar vazhdoi te Partia Demokratike Dega Fier ne menyre te pa nderprere deri ne fund te jetes se tij.

Qytetar nderi

Ish Drejtor i pergjithshem i Albpetrol sh.a.

Ish Prefekt i Vlores dhe nje ser detyrash te tjera te rendesishme te ngarkuara nga qeverisja e Partise Demokratike dhe Kryeministri i Kohes Doktor Profesor Sali Berisha.

Profesor Bahriu ishte i kudo gjendur, afer nesh edhe ne keto vite opozite, pavarsisht moshes dhe mundsive te kufizuara.

Une personalisht shpreh mirenjohjen time te thelle dhe falenderimet me te perzemerta per mbeshtetjen, ndihmen dhe kontributin e ketij burri te shquar, dhe me vlera te veçanta ne keto vite opozite te veshtire

Covidi 19 te largoi nga ne, Doktor Profesor, Inxh Bahri Shanaj, ju late gjurme dhe emer, ne do te kujtojme me respekt dhe vleresim te veçante.

Qofsh i parajses zoteri!

Humb jetën nga koronavirusi një nga themeluesit e Partisë

 

Të fundit