Flash News

E-TJERA

Humb jetën një grua në Durrës, policia: U vetëplagos me thikë

Humb jetën një grua në Durrës, policia: U vetëplagos me

Një grua ka humbur jetën pasditen e sotme në Durrës.

Sipas Policisë, A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17, dyshohet është vetëplagosur me thikë e për pasojë ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur  me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policisë.

 

Të fundit