Flash News

E-TJERA

Humb jetën një i moshuar nga Durrësi/ 139 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, statistikat

Humb jetën një i moshuar nga Durrësi/ 139 raste të reja me

Mbetet i lartë numri i infeksioneve ditore me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 raste të reja dhe një humbje jete nga koronavirusi.

Gjithashtu shton se 25 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin total të tyre në mbi 130 mijë. Tirana dhe Shkodra janë bashkitë me numrin më të lartë të të infektuarëve.

Sipas MSH, viktima është një 79-vjeçar nga Durrësi. Në vendin tonë, aktualisht janë 876 pacientë aktivë me Covid-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë. Gjatë këtij muaji mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Pas konfirmimit të variantit Delta në vendin tonë, autoritetet iu kanë bërë thirrje edhe të rinjve që të vaksinohen.

Statistika (07 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 139

Të shëruar në 24 orë  25

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 4,232

Testime totale 926,332

Raste pozitive 133,730

Raste të shëruara 130,395

Raste Aktive 876

Humbje jete 2,459

Të fundit