Flash News

E-TJERA

Një humbje jete nga Covid-19, MSH: Nuk ishte vaksinuar, rritje e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor

Një humbje jete nga Covid-19, MSH: Nuk ishte vaksinuar, rritje e

Humb jetën një person nga Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Në raportin ditor bëhet me dije se janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar 30 raste të reja në 24 orët e fundit.

Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë", njofton MSH.    

Të fundit