Flash News

E-TJERA

Humb jetën një punonjës i OSHEE, e kap korenti teksa punonte në një shtyllë

Humb jetën një punonjës i OSHEE, e kap korenti teksa punonte
Foto Ilustruese

Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën në Gjirokastër, pasi e ka kapur korenti teksa po punonte në një shtyllë. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë.

"Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën." thuhet në njoftimin e policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 të pasdites së sotme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit