Flash News

E-TJERA

Humb jetën një tjetër mjek nga Covid-19, shkon në 27 numri i viktimave nga radhët e bluzave të bardha

Humb jetën një tjetër mjek nga Covid-19, shkon në 27 numri i
Spitali Infektiv

Një tjetër viktimë është regjistruar nga radhët e bluzave të bardha nga Covid-19. Radiologu nga Kavaja, Hiqmet Musta humbi betejën me koronavirusin. Me humbjen e Mustës, numri i viktimave nga radhët e mjekëve në vendin tonë ka shkuar në 27.

Lajmin për humbjen e mjekut të njohur në spitalin e Kavajës, e dha kolegu i tij Drini Bardhi përmes një postimi në Facebook.

“Të qoftë dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta.
Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.

Humb jetën një tjetër mjek nga Covid-19, shkon në 27 numri i

Të fundit